Në parkun e biznesit në Suharekë do të punësohen 600 vetë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe me komuna e Suharekës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit në vlerë 2- 3 milionë euro më qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë njerëz në këtë komunë.

Marrëveshja u nënshkrua sot ndërmjet ministrit të MTI-së Bajram Hasani dhe kreut komunal Bali Muharremi.

Ministri Hasani ka vlerësuar se memorandumi i nënshkruar ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të komunës së Suharekës, përfshirë edhe rritjen e vendeve të punës.

Edhe Bali Muharremi, kryetar i komunës së Suharekës, tha se memorandumi ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.  Ndërsa, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka uruar këtë projekt, duke thënë se Kosovës i duhen njerëz energjikë.

“Ne me kënaqësi në emër të qeverisë kemi ardhur ta nënshkruajmë këtë projekt për parkun që është në kuadër të projektit që hap mundësi për punësim për rreth  600 vende të punës”, u shpreh ai.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet