Në moshën 75-vjeçare kinezja bën paragliding mbi Detin e Vdekur (Video)

Ölüdeniz ose Deti i Vdekur është një destinacion turistik në jugperëndim të Turqisë, i cili lidh Egjeun me Detin Mesdhe, dhe një nga atraksionet më të shquara të kësaj perle turistike është paraglidingu.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçarja Wang Qiling, e cila ka ardhur për pushime në Fethiye të Turqisë, pavarësisht moshës së saj ka kaluar çaste të paharuara në paragliding, raporton Anadolu Agency (AA).

Babadag në Fethiye është një vend i njohur për shkak se mijëra turistë nga vendi dhe jashtë për çdo vit bëjnë paragliding që është forma më e përafërt me fluturimin e zogut.

Një nga ata turistë ishte kinezja e cila përkundër moshës së saj vendosi të përjetojë një aventurë që kërkon guxim të madh të cilin nuk e kanë shumë të rinj.

Qiling në pushime kishte ardhur me të bijën ndërsa kërcimin e bëri bashkë me pilotin Baris Aksoy nga një lartësi prej 1.700 metrash.

Aksoy regjistroi fluturimin me 75 vjeçaren e cila ishte e qetë dhe këndonte gjatë fluturimit.

Kjo grua e guximshme tha për AA se kjo është hera e parë që vjen në Turqi dhe se i ka pëlqyer vendi.

“Kur pashë njerëz që kalojnë çaste të mira në paragliding, shpreha dëshirë ta provoj. Nuk kisha frikë, kështu që pashë malet, Ölüdeniz (Detin e Vdekur) dhe shumë vende tjera në Fethiye”, rrëfen Qiling.

Piloti Aksoy nga ana e tij tha se ndihej i qetë gjatë gjithë fluturimit me Qiling.

“Kemi shumë turistë të moshuar, si kjo grua, por edhe shumë të rinj që dëshirojnë ta provojnë këtë përjetim. Të gjithë mbeten të kënaqur me pamjen e Ölüdeniz”, tha Aksoy.

Ölüdeniz ose Deti i Vdekur është një destinacion turistik në jugperëndim të Turqisë, i cili lidh Egjeun me Detin Mesdhe, dhe një nga atraksionet më të shquara të kësaj perle turistike është paraglidingu.

Në moshën 75-vjeçare kinezja bën paragliding mbi Ölüdeniz

Në moshën 75-vjeçare kinezja bën paragliding mbi Ölüdeniz http://v.aa.com.tr/1498079

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Jeudi 6 juin 2019

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet