Në Mbretërinë e Bashkuar çdo 30 sekonda hospitalizohet një pacient me COVID-19

Në Mbretërinë e Bashkuar, pas zbulimit të një llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt, ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja dhe vdekjeve.

Drejtori ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) të Britanisë së Madhe, Simon Stevens, deklaroi se spitalet dhe punonjësit mjekësorë në vend janë nën presion të madh.

Në një deklaratë për Sky News, Stevens konfirmoi se numri i të shtruarve në spital pas Krishtlindjeve ishte rritur për 15.000, duke shtuar se ky numër ishte i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha kapacitetet e 30 spitaleve më të mëdha.

Ai theksoi se në Britaninë e Madhe, një person shtrohet në spital çdo 30 sekonda për shkak të infeksionit me koronavirus.

Kryediplomati britanik Dominic Raab tha për Sky News se deri në shtator, të gjithë të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Raab tha se masat kundër përhapjes së koronavirusit nuk do të hiqen menjëherë, duke shtuar se autoritetet britanike gradualisht do t’i lehtësojnë ato kur të vijë koha.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pas zbulimit të një llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt, ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja dhe vdekjeve.

Mbretërinë e Bashkuar dje u regjistruan 1.295 raste të vdekjeve nga COVID-19, ndërsa u regjistruan 41.346 raste të reja të infeksionit.

Kategoritë
BotaLajme