Në Maqedoni, 317 raste të reja me COVID-19 dhe katër të vdekur

Në 24-orëshin e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 317 raste të reja pozitive me COVID-19, derisa kanë vdekur katër pacientë, ka bërë të ditur të mërkurën Alsat-m.

Me këtë, numri i të prekurve është rritur në 19.413, kurse i të vdekurve në 772.

Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 104 pacientë, duke e çuar totalin në 15.749.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet