Në kuadër të projektit “Akademia e Diturisë“, OJQ Arasta realizoi shëtitjen në Republikën e Turqisë (Foto)

Në kuadër të projektit “Akademia e Diturisë“, organizata jo-qeveritare Arasta realizoi një shëtitje disa ditore në Republikën e Turqisë e cila u mbështet nga Kryesia e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB), shkruan Gazeta e Re

“Takimet kulturore – Stamboll 2020” , ishte një ndër aktivitetet në kuadër të projektit Akademia e Diturisë , në këtë shëtitje me studentët e akademisë u vizituan shume vende historike të Stambollit.

Drejtori i organizatës Agon Gashi duke folur për projektin tha se organizata në fjalë përveq aktiviteteve humanitare po vazhdon të kontribojë edhe në fushën e rinisë

“  Projekti Akademia e Ditursë është një projekt i cili ka për qëllim të kontribojë në zhvillimin e kapaciteteve të studentëve tonë, ne si organizatë përveq aktiviteteve humanitare vazhdojmë të realizojmë edhe projekte në fushën e rinisë pasi që rinia është ndër shtyllat kryesore në shoqëri “ ,tha Gashi.

Me një program të përpiluar detajisht gjatë këtyre ditëve u vizituan vendet si: Muzeu “Panorama 1453“ , muzeun “Miniaturk“,  qendrën e Taksimit, Kullën Gallata, Xhaminë “Ayasofya”, Xhaminë “Sultanahmet”, Sarajin e Topkapisë, muzeun “ Yere Batan“,  ngushticën e Bosforit dhe shumë vende të tjera historike./Gazetaere

 

Kategoritë
KulturëLajme