Në krizë ekonomike nga koronavirusi, kompania ajrore mbulon shpenzimet e udhëtarëve të saj

Udhëtimi ajror është zvogëluar këtë vit,  ndërsa vendet mbyllin kufijtë e tyre dhe njerëzit mbeten të shqetësuar për infektimin e mundshëm me Covid-19  në fluturime ose gjatë udhëtimit.  Anullimi ose shtyrja e ngjarjeve të rëndësishme si janë, Lojërat Olimpike në Japoni, konferencat e industrisë dhe festivalet muzikore kanë pasur një ndikim  të madh në kërkesën për fluturim. Muajin e kaluar Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror paralajmëroi se viti 2020 do të jetë si viti më i keq në gjendjen financiare.

Mirëpo,  edhe pse gjendja ekonomike tashmë është e copëtuar linja ajrore “Emirates” ka marrë një vendim për të gjithë pasagjerët që vendosin të udhëtojnë me këtë linjë. Ata ofrojnë sigurim falas ndaj Covid-19 për ti bërë njerëzit të udhëtojnë përsëri. Në këtë ofertë përfshihet  mbulimi mjekësor, karantina në hotel madje edhe varrosjen e tyre nëse një qytetar që udhëton me këtë linjë është infektuar me koronavirus dhe humb jetën.

Ky njoftim vjen pas periudhës së vështirë që të gjithë transportuesit ne të gjithë botën janë goditur fort nga masat për të trajtuar pandeminë. Në fillim të muajit korrik, transportuesi më i madh në  botë  tha se është gati të shkurtojë 9.000 vende pune.

“Ne e dimë që njerëzit kanë dëshirë të fluturojnë, ndërsa kufijtë nëpër botë gradualisht rihapen, por ata po kërkojnë fleksibilitet dhe garanci nëse diçka e paparashikuar do të ndodhë gjatë udhëtimit të tyre”- tha kryetari i Emirates, Shehik Ahmed bin Saeed Al Maktoum gjatë një deklarate të dhënë.

Kompania tha se oferta, e cila është e vlefshme për 31 ditë nga fillimi i udhëtimit të një pasagjeri, do të jetë në dispozicion menjëherë dhe do të zgjatë deri në fund të muajit tetor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet