Në Kosovë do të prezantohet një ndër trashëgimit më të rëndësishme të njerëzimit

Në Kosovë do të bëhet prezantimi i Zonës Arkeologjike “Gobeklitepe” të Shanllëurfas e cila është njëra ndër trashëgimit më të rëndësishme të njerëzimit. Kjo zonë është dymbëdhjetë mijë vjeçar e vjetër që njihet ndryshe edhe si pika zero e historisë, njofton Gazeta e Re.

Ekspozita do të hapet për nderë të 29 tetorit Ditës së Republikës, me temën “Njeriu dhe Jeta”. Kjo ekspozitë do të mundësohet nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë dhe Institutit Junus Emre.

Në ekspozitë do të paraqiten fotografi dhe informata me zbulimet dhe shpjegimet historike të Gobeklitepesë, e cila po organizohet me rastin e shënimit të vitit 2019 si “Viti i Gobeklitepesë” i iniciuar nga UNESCO për promovimin, zbulimin dhe shpjegimin e rëndësisë së saj historik dhe pasqyrimin e saj në ditët e sotme.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet