“Në konfliktet e Jugosllavisë viktima të dhunës seksuale kanë qenë 20 mijë gra”

“Të dhënat flasin, ndonëse ne evituam pjesën më të madhe të dhunës lidhur me konfliktet e Jugosllavisë se viktimat e dhunës seksuale kanë qenë diku 20.000 gra”, tha Shekerinska.

Konferenca dy ditore rajonale me titull “Roli i gruas në ruajtjen e paqes dhe sigurisë – Rezoluta 1325- Bazë për veprim”, filloi sot në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjalë hyrëse në konferencë kishin zëvendës-kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska- Deskoska.

Në fjalimin e saj, Shekerinska rikujtoi se Ballkani definitivisht ka një histori shpërthyese të vuajtjeve të grave edhe atë në konflikte ushtarake të cilat ishin globale por edhe në konflikte ushtarake që ndodhën në këtë rajon.

Duke theksuar se Rezoluta e OKB-së është e rëndësishme sepse njeh pozitën e pabarabartë të grave veçmas gjatë konflikteve ushtarake, Shekerinska theksoi:

“Rezoluta shërben si kornizë për axhendën gratë, paqja dhe siguria. Të dhënat flasin, ndonëse ne evituam pjesën më të madhe të dhunës lidhur me konfliktet e Jugosllavisë se viktimat e dhunës seksuale kanë qenë diku 20.000 gra”.

Shekerinska, po ashtu theksoi se sot në Armatën e Maqedonisë së Veriut ka 10 për qind gra, dhe ky numër ende është i ulët, ndërsa sipas saj gëzon fakti se ka më shumë oficere, përqindja e të cilave arrin 15.1 për qind.

Duke u përqendruar në Rezolutën e OKB-së, ministrja e Drejtësisë, Deskoska tha se bëhet fjalë për Rezolutë e cila lufton kundër paragjykimeve të cilat nuk mund lehtë të njihen, veçmas nëse janë thellë të rrënjosura në një mjedis.

“Njëra nga ato paragjykime që mbijeton me shekuj dhe që edhe sot mund ta shohim madje në hapësirat tona është paragjykimi për mbifuqinë mashkullore në sfera të caktuara ndërsa këtu veçmas është sfera e sigurisë, sfera e ndërtimit të paqes, sfera e vendimmarrjes”, tha Deskoska, duke shtuar se rezoluta me një formulim të butë ndihmon vendet me përshtatjen ndaj saj për t’i hequr këto paragjykime.

Konferenca është në organizim të NEKSUS Konceptit qytetar, Institutit për studime gjinore pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, NATO Diplomacia publike nga Brukseli, Belgjika dhe CIVIKA Mobilitas.

Në vitin 2000, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezolutën 1325 me të cilën edhe formalisht theksohet rëndësia e rolit të grave dhe pjesëmarrja e saj e barabartë në mbrojtje ose në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të sigurojnë pjesëmarrje më të madhe të grave në vendimmarrje.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet