Në këto qytete nuk do të lejohet hapja e fitneseve

Qeveria e Kosovës pritet që sot të votoj masat e reja kundër koronavirusit.

Këto janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe priten të votohen sonte nga Qeveria.

Në mesin e këtyre masave, është marrë edhe një vendim për fitnese dhe pishinat e mbyllura.

Fitneset dhe pishinat e mbyllura do të lejohen të funksionojnë me 40% të hapësirave dhe në përputhje me Manualin për mbrojtje nga koronavirusi.

Përjashtim bëjnë qytetet që gjendën në Zonën e Kuqe, ku atje nuk do të lejohet hapja e fitneseve dhe pishinave të mbyllura.

Deri më tani në Zonën e Kuqe janë Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.

Kategoritë
LajmeVendi