Në këtë ditë rikthehen reshjet e shiut e rrufetë

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen përgjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, derisa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme