Në Itali, më shumë se 4000 raste të reja ditore me COVID-19 për herë të parë që nga 12 prilli

Italia ka regjistruar 4458 raste të reja me koronavirus të enjten, duke regjistruar ditën e parë me më shumë se 4000 raste të reja që nga 12 prilli.

Të enjten u regjistruan 22 raste të vdekjes, për dallim nga 31 sa ishin një ditë më parë – larg më pak se që ishin në pikun e pandemisë në Italisë në mars dhe prill.

Italia është vendi i dytë në Evropë me më së shumti vdekje, me 36083 fatalitete deri tash, sipas shifrave zyrtare.

Falë masave të izolimit, shteti arriti të përmbante rastet e reja gjatë verës, por shifrat e infeksioneve janë rritur në periudhën e fundit.

Hera e fundit që Italia ka përjetuar më shumë se 4000 raste në ditë ishte më 12 prill, kur regjistroi 4092. Në atë ditë, 431 persona kishin vdekur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet