Në Gazën e bllokuar hapet panairi i librit

Panairi ofron botime për të gjitha brezat, ndërsa interesim i veçantë u shfaq nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Në Gaza është hapur një panair i librit i cili po mbahet në kushte modeste nga shkaku i bllokadës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi është organizuar në qendrën kulturore Rashad al-Shawwa, ndërsa me botimet e tyre, janë prezantuar mbi dhjetë shtëpi botuese dhe organizata.

Panairi ofron botime për të gjitha brezat, ndërsa interesim i veçantë u shfaq nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Drejtor i departamentit për Biblioteka dhe Panaire pranë Ministrisë palestineze të Kulturës, Muhammad As-Sharif, tha për AA se kanë hasur në shumë vështirësi gjatë përgatitjeve për panairin dhe se bllokada politike dhe kulturore e imponuar nga Izraeli mbi Gazën ka ndikuar shumë.

Ai thotë se pikërisht nga shkaku bllokadës, në panair nuk kanë mundur të vinë botuesit nga jashtë.

“Edhe Unioni i Botuesve Arabë me seli në Egjipt nuk mundi të merrte pjesë në panair nga shkaku i bllokadës”, tha Sharif.

Panairi do të jetë i hapur deri në javën e ardhshme.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet