“Ne fitojmë edhe pa Ronaldon”

Kampioni i Ligës së Evropës, Atletico Madridi është fitues i Super Kupës së UEFA-së, pas fitores që shënoi në finale ndaj rivalit lokal, Real Madridit, kampion evropian.

Skuadra e Diego Simeones e fitoi këtë sfidë me rezultat prej 2 me 4, por vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat prej 2 me 2.

Për Alteticon të dy golat i shënoi Diego Costa, kurse Benzema e Ramos shënuan për Real Madridin.

Në vazhdime Atletico ishte më e mirë duke shënuar dy herë. Saul e Koke i dhanë fitoren Atleticos në këtë finale, duke i siguruar edhe trofeun.

Ndryshe, kapiteni i Realit, Sergio Ramos para ndeshjes kishte këmbëngul të thotë qartë dhe më zë të lartë: “Reali nuk ka mbaruar me largimin e Cristiano Ronaldos. Këtu kemi krijuar një grup, çelësi i suksesit tonë është se kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar, Reali nuk do të ndalë së fituari, ne do të fitojmë edhe pa Ronaldon” /Gazetaere.com/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet