Në Ferizaj vdesin dy pacientë me COVID-19

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë ndërruar jetë dy pacientë me Covid-19 njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966.

Që të dy pacientët janë nga rrethina e Ferizajt ndërkohë njëri kishte sëmundje shoqëruese kurse për tjetrin janë në fazën e konstatimeve.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka thënë për KOHË-n se që të dy pacientët prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

“Që të dy janë nga rrethina e Ferizajt, ndërkaq njëri prej tyre kishte edhe sëmundje shoqëruese, por për tjetrin ende jemi në konstatim. Në spitalin e Ferizajt aktualisht i kemi edhe 18 pacient me oksigjeno-terapi ndërkaq 2 prej tyre janë me gjendje më të rëndë shëndetësore”, ka thënë Ademi.

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 2 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 213 numrin e rasteve aktive dhe 12 të shëruar që çon në 163 numrin e të shëruarve në Ferizaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet