Në Dubai hapet spitali për deve (Foto)

Devet kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë e Emirateve të Bashkuara Arabe, andaj është hapur në Dubai një spital i veçantë, vetëm për trajtimin e tyre.

Qendra mjekësore ku janë investuar rreth 10 milionë euro, ka pajisjet më moderne, ndërsa janë angazhuar veterinerët që kanë specializuar në shtete perëndimore, transmeton Telegrafi.

Aty mund të trajtohen deri në 20 deve njëherësh, ndërsa përjashta është edhe një pistë e vogël garash, ku stërviten ato që janë shëruar prej problemeve fizike.

Ekspertët e spitalit kanë mundësi të studiojnë në afërsi anatominë e deveve, ndërsa do të bëjnë hulumtime të vazhdueshme për misterin se si i mbijeton kushteve të vështira të shkretëtirës.

Ndryshe, këto kafshë, që janë shumë të kërkuara prej vendasve, po që se kanë pedigrenë e duhur dhe pamjen e përkryer, mund të shiten deri në disa milionë euro.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet