Në Cyrih të Zvicrës qindra shqiptar protestuan kundër çmimeve të biletave (Foto)

“Agjencitë e fluturimeve që bartin shqiptarët e diasporës për në vendlindje dhe anasjelltas, sezonin e pushimeve e shfrytëzojnë për shitje të biletave me çmime astronomike. E të tjera që i kanë shfrytëzuar agjencitë e tyre për mashtrim.” thane folësit nga kjo protestë.

Moderatori i njohur shqiptar Altin Marku ne emër te “Diasporës se Bashkuar” nga kjo protestë ka prezantuar dy kërkesa, një qe në të ardhmen ‘SwissAir’ të merr në duar udhëtimet nga Zvicra drejt Kosovës, Shkupit e Tiranës  dhe dy qe ne te ardhmen qeveria e Kosovës te hap një kompani te vete kombëtare p.sh “KosovAir”  qe për ne do te ishte shpëtim, më mirë dhe me lire për te evituar abuzimet dhe malltretimet e mërgimtarëve tanë për te shkuar ne vendlindje.

Sipas organizatoreve “shqiptarët në diasporë viteve te fundit janë dëmtuar shumë, u mushtuan shpesh dhe u malltretuan duke i lenë ata ne rrugë. Jemi dëshmitar se sivjet shume pasagjere kane humbur para dhe kane mbetur ne aeroporte. Ata kishin blerë bileta me çmime më të lira, por kanë ngelur në aeroportet e shteteve ku jetojnë, pasi agjencitë i mashtruan, kurse trafikantet ikën…”

Sipas agjencisë se lajmeve “Presheva jonë” autoritetet zvicerane sikur edhe ato kosovare nuk janë duke qëndruar duarkryq përballe këtyre matrapazëve për çka kane nisur hetime ndaj disa pistave për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve dhe mashtrimeve me bileta”

Mësohet se këto mashtrime me bileta te diasporës shqiptare ne Zvicër dhe Gjermani ata janë dëmtuar në vlerë prej me shume se një milion euro.

“Mërgimtarët nga Zvicra dhe diasporë qe 20 vjet e me shume mashtrohen me bileta nga agjencitë kosovare në Zvicër dhe perëndim qe dyshohet se pas tyre qëndron mafia” ka thëne njëri nga organizatoret e protestës për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër.

Sipas protestuesve, kjo mafia e biletave dhe mashtrimi i mërgimtarëve nga ana e agjencive te udhëtimit (Zurich, Bazel dhe Gjenevë) ne Zvicër ka shkaktuar revolte tek diaspora shqiptare te cilet kishin vendosur qe sot te protestojnë për t’i thënë stop këtyre mashtruesve, stërshitësve dhe matrapazëve te biletave.”

“Kosova vendi me i varfër ne Evropë, me çmime te biletave me të larta ne Evropë?!..” ka thëne protestuesi Alban Kosova për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” i cili ishte viktime e këtyre mashtrimeve para dhjete vitesh, i cili qe nga atëherë këmba e tij nuk ka shkelur ne avion.

Protestuesit njëkohësisht kane kërkuar qe ne te ardhme çmimi i biletave te reduktohet për 50 për qind, sepse sipas tyre nuk është normale që Kosova vendi me i varfër ne Evropë, te këtë çmimet e biletave me të larta ne Evropë?!

Kurse nga policia zvicerane dhe kosovare te bëjnë hetime dhe t’i nxjerrin para drejtësisë trafikantet e biletave qe po mashtrojnë “gastarbajterët”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ndërsa disa nga protestuesit qe takuam sot ne Cyrih fajin për këto mashtrime dhe çmimet e larta te biletave i lenë edhe  institucioneve të Kosovës, te cilat agjenci pa dijen e tyre nuk mund te ndodhin.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet