Në Bosnjë-Hercegovinë u gjet një bombën tjetër aeroplani e pashpërthyer

Në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës u gjet edhe një bombë tjetër aeroplani e rëndë 500 kilogram, që mendohet se ka mbetur nga Lufta II Botërore.

Në territorin e ndërtimit prapa ndërtesës së Radio Televizionit të Bosnjë-Hercegovinës, pas punimeve që vazhduan pas asgjësimit në mënyrë të kontrolluar të bombës së parë të aeroplanit që u gjet rastësisht ditën e enjte, punimet vazhduan dhe pas kësaj u evidentua edhe një bombë e dytë.

Kryetari i Administrimit të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Fehrudin Solak tha se bomba në fjalë kishte të njëjtat veçori me bombën që u gjet ditën e enjte.

Ai tha se pas përcaktimit të dorezës së bombës ajo u asgjësua dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Dihet se në këtë rajon ndodhej depoja logjistike, që i përkiste gjermanëve gjatë Luftës II Botërore.

Pretendohet se bombat e aeroplanëve të gjetura, prodhim anglez, janë bombat e hedhura në Sarajevë në nëntor të vitit 1944.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet