Në Astrazup është ndryshuar komplet gjendja energjetike

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e rrjetit energjetik në të gjithë Kosovën që po bën KEDS, një punë e madhe është bërë edhe në fshatin Astrazup të komunës së Malishevës.

Astrazupi është një  fshat i madh me 400 shtëpi.

“Kemi besim të plotë në KEDS-in. Tash shumë në rregull është rryma, ky investim ka ndryshu gjendjen 100 për qind në katunin tonë. Kemi hequr të gjithë korrektorët dhe shtyllat janë krejt të reja”, thotë  Xhafer Krasniqi, banor i fshatit i cili merret me ndërtimtari.

Gjatë kohës së punimeve në fshat, punëtorët e KEDS-it kanë pasur një përkrahje dhe bashkëpunim nga banorët e fshatit.

“Kemi qenë me korrektor, shpesh na u prishte frizi. Pas investimit tash rryma është fenomenale. Këtë projekt që ka bërë KEDS as qytetet nuk e kanë, thotë Dardan Morina, pronar i një dyqani ushqimor në fshat.

Gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt është bërë implementimi i 149  shtylla të tensionit të ulët, 30 shtylla të tensionit të mesëm, 6991 m rrjet të tensionit të ulët, 500 m  rrjet të tensionit të mesëm, 1 trafoshtyllë me fuqinë e transformatorit 400 kVA.

Me vendosjen e kabllove bistekë për tensionin e ulët është rritur siguria e konsumatorëve dhe është stabilizuar tensioni.

Janë gjithsej 276 familje përfituese që ia kanë parë hairin këtij investimi.

KEDS ka intervenuar në shumë vendbanime të Kosovës për të modernizuar rrjetin, që është një premtim i kompanisë për të zgjidhur problemet infrastrukturore për shpërndarjen e energjisë elektrike.

KEDS do të vazhdojë edhe më tej me projekte të këtilla./kp/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet

  • Haradinaj me plan për kalimin e Demarkacionit

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, dhe kundërshtari kryesor i Demarkacionit aktual me Malin e Zi, ka thënë se ka plan se si ta zgjidh këtë çështje....
  • Veseli: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

    Gjatë një interviste në “Xing me Ermalin”, ish-kreu i kuvendit Kadri Veseli ka folur për Shqipërinë e Madhe dhe alternativën që një ditë Kosova dhe Shqipëria të jetë një...
  • Protestë kundër G7-tës

    Pas përfundimit të Samitit G7 në Sicili, është mbajtur një protestë kundër G7-tës, ku ka pasur përleshje mes demonstruesve dhe policisë, raportojnë mediat italiane. Oficerët e policisë u përleshën...
  • Shpëtohen 10.000 emigrantë të brigjet e Libisë

    Më shumë se 10.000 emigrantë janë shpëtuar në brigjet të Libisë, në katër ditët e fundit. Por gjatë këtyre aksioneve nuk është arritur të shpëtohen të gjithë emigrantët, pasi...