Në Antalia, veteranët e futbollit prizrenas, në turne me 48 skuadra evropiane

 

Veteranët e futbollit prizrenas, do ta përfaqësojnë Prizrenin dhe Kosovën në turneun prestigjioz, ku marrin pjesë veteranët e 48 ekipeve të shteteve evropiane.

Blerim Shishko, kryetar i Shoqatës së veteranëve të futbollit prizrenas, pohon për Gazetaere, se janë gati për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe Prizrenin në këtë turne ndërkombëtarë.

Turneu “The 8th internacional masters cup” mbahet  në Antalia, nga 10  deri me 19 maj.

Blerim Shishko njofton se veteranët e mbledhur në Shoqatën e veteranëve të futbollit prizrenas këtë vit marrin pjesë për herë të dytë në këtë turne, ndërsa njofton gjithashtu se kanë marr pjesë edhe në turneun “Kupa e paqes në botë” i cili është mbajtur në qytetin bregdetar turk Kusadasi, dhe ku e kanë fituar vendin e dytë në një konkurrencë të fortë.

Në këtë turne do të marrin pjesë emra të futbollit të shumë shteteve tash veteran, prandaj kjo garë do t’i mbledh në një vend veteranët e skuadrave të shumë qyteteve evropiane por veteranët prizrenas pohojnë se janë favoritë të turneut, pasi janë përgatitur fort për këtë garë.

Ndër të tjerë në këtë gatrë udhëtojnë: Blerim Shishko, Sead Gorani, Bekim Elshani, Denis isaja, Bekri Bucko, Arben Mashkulli, Soner Yilldirim etj

Në këtë turne marrin pjesë edhe veteranët e KF “Liria” dhe ata të Ferizajit./Gazetaere.com/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet