Ndryshohet për një kohë të shkurtër në Twitter titulli i ambasadorit të SHBA-së në Izrael

Në titullin e ri qëndroi “Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”

Titulli i ambasadorit amerikan për Izraelin, David Friedman në llogarinë në Twitter u ndryshua në “Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”.

Disa orë pas inaugurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të të SHBA-së, u ndryshua titulli i ambasadorit amerikan për Izraelin në llogarinë zyrtare të Twitter-it.

Titulli i ri “Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza” qëndroi shkurt kohë, por pasi u vërejt në rrjetet sociale titulli u ndryshua sërish ashtu siç ishte.

Zyrtarët e ambasadës duke folur për mediat lokale treguan se kjo situatë nuk do të thotë një ndryshim.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Izrael, Friedman me prejardhje hebreje dhe nga stafi i ngushtë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi se i ka përfunduar detyra që dje.

Pasi SHBA, më 14 maj 2018 vendosi ambasadën në Izrael në Kuds, kishte mbyllur konsullatën në Kudsin Lindor që shërbente për palestinezët.

Palestinezët nga presidenti i ri amerikan Joe Biden kërkojnë qe të hapë një konsullatë në Kudsin Lindor. Ndërsa Izraeli e refuzon këtë duke u arsyetuar se do të lëkund “sovranitetin” e tij mbi Kudsin.

Kategoritë
BotaLajme