Ndryshimi klimatik – Brenda 50 viteve pritet zhdukja e 1/3 së gjallesave

Ndryshimi klimatik mund të zhdukë 1/3 e llojeve të gjallesave brenda 50 viteve të ardhshme.

Një studim i ri i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se deri në vitin 2070 ndryshimi klimatik do të shkaktojë zhdukjen e një të tretës së llojeve të kafshëve dhe bimëve në rruzullin tokësor.

Në studimin e bërë nga ekipi i kryesuar nga Cristian Roman-Palacios dhe John J. Wiens, studiues në Departamentin e Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare të Universitetit “Arizona”, u studiuan të dhënat e 538 gjallesave dhe zonave në 581 rajone të ndryshme të botës.

Sipas studimit, 44% e 538 specieve janë zhdukur prej kohësh.

Gjithashtu bëhet e ditur se nëse rritjet e nxehtësisë vazhdojnë si deri më tani, deri në 2070 parashikohet se mund të zhduken 1/3 e llojeve të gjallesave dhe nëse temperaturat rriten edhe më shumë, mund të shkaktohen edhe më shumë humbje.

Wiens, një prej drejtuesve të studimit deklaroi se nëse respektohet Marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimit klimatik, atëherë do të ketë më pak zhdukje të gjallesave.

Rezultate e studimit u publikuan në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet