Ndihmat për tërmetin/Zvministri ”Mirënjohja nga zemra për Republikën e Turqisë për këtë ndihmë në momentet e vështira” (Video)

Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka sjellë në Shqipëri çadra për strehimin e familjeve të cilat i janë dorëzuar në një ceremoni në Tiranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale.

Gjatë fjalës në ceremoni, zëvendësministri i Mbrojtjes i, Petro Koçi, tha se çadrat të ardhura nga Turqia për nga cilësia janë shumë të vlefshme, sipas tij, këtë moment që kalojnë familjet shqiptare që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

“Mirënjohje nga zemra për Republikën e Turqisë për këtë ndihmë që po sjellë në momentet e vështira të popullit tonë. Dua të falënderoj presidentin e Turqisë, ministrin e Jashtëm, në mënyrë të veçantë ambasadorin e Turqisë në Tiranë, zyrën e atasheut ushtarak, AFAD-in, TIKA-n. Ndihma gjithmonë vlerësohet dhe ndaj ndihmës gjithmonë duhet të jemi mirënjohës, por kur ndihma dhe solidariteti vjen në momente të vështira ajo nuk harrohet kurrë”, tha Koçi.

Ai theksoi më tej se “Çadrat e kësaj cilësie janë shumë të dobishme për këtë situatë që kalojnë familjet tona. Ndihma e Republikës Turke, e popullit turk që është më shumë sesa mik për ne është shumë e çmuar, është një ndihmë që ne nuk duhet ta harrojmë kurrë. Bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë dhe jemi në shumë misione ndërkombëtare.”

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka gjithashtu shpreh mirënjohjen e saj për këtë ndihmë të vyer. Në rrjetin social Facebook ajo shkruan: Mirënjohje popullit dhe qeverisë turke për qëndrimin krah popullit shqiptar pas tërmetit të 21 shtatorit.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se pas tërmetit, presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, shprehën solidaritetin e tyre presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

“Pas këtij rasti Turqia ofroi ndihmat dhe gjithashtu eksperiencën e saj që ishte kërkuar nga Republika e Shqipërisë. Gjithashtu presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama u takuan në New York dhe më pas biseduan në lidhje me këtë çështje. Me udhëzim të presidentit të Turqisë Erdoğan kanë mbërritur në Tiranë 480 çadra të cilat janë të përshtatshme dhe për të përballuar kushtet klimatike të dimrit dhe me këto çadra mund të strehohen plot 500 familje. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, u shpreh ambasadori Yörük.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile të Shqipërisë, Haki Çako, tha se Turqia si vend mik është gjendur pranë Shqipërisë me ndihma në mënyrë të vazhdueshme për përballimin e situatave të ndryshme emergjente.

Secila prej çadrave ka një hapësirë prej 16 metra katrorë dhe strehon pesë persona. Gjatë viteve të kaluara, pas fatkeqësive natyrore institucione të ndryshme turke kanë ofruar dhe shpërndarë ndihma në Shqipëri.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet