Ndeshja Turqi-Shqipëri do të drejtohet nga arbitri rumun

Arbitri nga Federata Rumune e Futbollit, Ovidiu Alin Hategan, do të drejtojë ndeshjen Turqi-Shqipëri.

Ndeshjen mes Turqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve të kampionatin të futbollit “Euro 2020”, që do të luhet më 11 tetor të premten do ta drejtojë arbitri rumun Ovidiu Alin Hategan, njoftoi Federata Turke e Futbollit.

Ndeshja e grupit H do të zhvillohet në stadiumin Şükrü Saracoğlu, stadiumi i klubit të Stambollit, Fenerbahçes, me fillim në ora 20.45.

Arbitri nga Federata Rumune e Futbollit, Ovidiu Alin Hategan, do të drejtojë ndeshjen.

Ndihmësit e Hategan do të jenë, Octavian Sovre dhe Sebastian Eugen Gheorghe. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Sebastian Constantin Coltescu.

Për fazën eliminatore të “Euro 2020” Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet