Ndërtimi i 500 shtëpive nga Erdogan, Rama: Të dielën do jem në Stamboll, aty ku vendet muslimane do dhurojnë për Shqipërinë

Laçi do jetë vendi ku Turqia, sipas premtimit të bërë nga presidenti Erdogan, do ndërtojë 500 banesa të reja. Kjo u bë me dije nga kryeministri Rama në mbledhjen e mëngjesit të qeverisë.

“Brenda janarit të kemi planet e rindërtimit gati dhe të fillojmë me zbatimet para se të hapim kantieret. Në pranverë do të hapim të gjithë kantieret. Në Laç duhet të hapet menjëherë sa më shpejt.

Jemi komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që ai premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani. Në Tiranë dhe Durrës duhet të planifikojmë ndërkohë që në Laç infrastruktura është aty, ujë, kanalizime etj. Ndërsa aty ku do të ndërtojmë në Tiranë dhe Durrës është ferra”, tha shefi i qeverisë.

Rama më tej bëri me dije se të dielën do jetë në Stamboll, aty ku vendet muslimane pritet të “hapin qesen” e fondeve për Shqipërinë.

“Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit musliman. Po vijojmë edhe në drejtim të vendeve të tjera të rajonit lindor”, theksoi shefi i ekzekutivit shqiptar, i sapokthyer nga Londra. Një ditë më parë, nga Brukseli iu mundësua 15 milion euro ndihmë, si dhe organizimimi një konference donatorësh. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet