Ndërron jetë nobelisti japonez Masatoshi Koshiba

Për kontributin e tij në astrofizikë, veçanërisht për zbulimin e neutrinove kozmike me Raymond Davis, ai fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 2002. Në të njëjtin vit, u edhe shpërblye Riccardo Giacconi

Astrofizikanti japonez Masatoshi Koshiba, fitues i Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 2002, ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai ka lindur në Toyohashi në vitin 1926. U diplomua në vitin 1951 në Universitetin e Tokios, ndërsa doktoratën e mori në vitin 1955 në Universitetin Rochester në New York. Ai ka punuar në universitetet në Chicago dhe Tokio.

Ai ishte po ashtu shef i Laboratorit të Fizikës me Energji të Lartë dhe Rrezatimit Kozmik në Chicago nga viti 1959 deri në vitin 1963.

Në minierën e zinkut në Japoni, ai ndërtoi detektorin nëntokësor të neutrinos Kamiokande II, i cili u përdor për të konfirmuar që neutrinot formohen në Diell, ndërsa në vitin 1987, u regjistruan neutrinot e formuara në shpërthimin e supernovës SN 1987A. Super-Kamiokande u lançua në vitin 1996 dhe Koshiba konfirmoi supozimin teorik se neutrinot ndryshojnë spontanisht nga një specie në tjetrën.

Për kontributin e tij në astrofizikë, veçanërisht për zbulimin e neutrinove kozmike me Raymond Davis, ai fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 2002. Në të njëjtin vit, u edhe shpërblye Riccardo Giacconi.

Kategoritë
BotaLajme