Ndërron jetë Amdi Bajram, kryetari i partisë Lidhja e Romëve

Informacionin për vdekjen e Amdi Bajram-it e bënë të ditur nga partia, Lidhja e Romëve të Maqedonisë

Kryetari i partisë politike, Lidhja e Romëve dhe ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Amdi Bajram, mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacionin për vdekjen e Bajram-it e bënë të ditur nga partia, Lidhja e Romëve të Maqedonisë (LRM). Një pjesë e mediave njoftuan se ai ka vdekur në klinikë private për shkak të problemeve me zemrën.

Amdi Bajram ka lindur në Shkup në vitin 1956 dhe ka mbaruar shkollën e mesme tregtare. Ai u bë deputet për herë të parë në vitin 1994 si anëtar i Partisë për emancipimin e plotë të romëve. Dy vjet më vonë ai themeloi Lidhjen e Romëve dhe ishte kryetari i saj.

Bajram ishte deputet deri në korrik të vitit 2020.

Kategoritë
LajmeRajoni