Ndalohet lëvizja e personave nën moshën 20 vjeçare në Turqi

Turqia sot njoftoi disa masa të reja të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), pandemisë që ka vrarë mijëra njerëz në gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i vendit, njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.

Ai gjithashtu njoftoi një ndalim 15-ditor për daljen dhe hyrjen e automjeteve në 31 provinca, përfshirë Stambollin, si dhe qendrat urbane të kryeqytetit Ankara, Izmirit, Bursës dhe Adanasë.

Mbajtja e maskave të fytyrës në zona të frekuentuara me njerëz, përfshirë dyqanet, është gjithashtu e detyrueshme, tha presidenti turk.

Deri më tani, Turqia ka konfirmuar mbi 20.000 raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 425.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet