Ndalohen punimet për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë

Në mëngjesin e sotëm janë ndërprerë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës për shkak se është dyshuar për një mjet shpërthyes.

Në punishten ku janë duke u kryer punimet është parë prezencë e Policisë të Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se  është mjet i mbetur para shumë  kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe, jo larg Katedrales, e cila po ashtu gjendet në qendër të qytetit.

Ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ka qenë  kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës  (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve mysliman.

Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të xhamisë ku nxiti reagime të shumta.

Xhamia e Madhe që do të ndërtohet në Prishtinë, do të ketë 15 mijë metra katrorë dhe 4 minare. Sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë dhe salla për takime dhe konferenca.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet