Ndahen çmimet ‘Oscar’, kryeson “The shape of water”

Mbrëmja e së dielës ishte e shumëpritur për botën e kinematografisë, ku në Los Angeles, SHBA, u mbajt ceremonia madhështore e ndarjes së çmimeve Oscar.

Në edicionin e 90-të të kësaj ceremonie të zhvilluar në Dolby Theatre, triumfoi filmi “The Shape of Water”.

Ky film ka fituar plotë katër çmime, duke rezultuar më i miri i kinematografisë.

Fituesit e Çmimeve Oscar:

  • Aktori më i mirë – Gary Oldman – Darkest Hour
  • Aktorja më e mirë – Frances McDormand – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
  • Fotografia më e mirë – The Shape of Water
  • Filmi më i mirë- The Shape of Water
  • Aktorja më e mirë mbështetëse – Allison Janney – I, Tonya
  • Aktori më i mirë mbështetës – Sam Rockwell – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
  • Kostumografia më e mirë – Phantom Thread, Mark Bridges
  • Kinematografia më e mirë – Blade Runner 2049
  • Kënga më e mirë origjinale – Remember Me – Coco (Kristen Anderson-Lopez dhe Robert Lopez)
  • Regjisori më i mirë i filmit – The Shape of Water – Guillermo Del Toro.
Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet