NATO falënderoi Turqinë për dërgimin e ndihmave në vendet e Ballkanit

Selia e Lartë e Forcave Aleate Evropiane (SHAPE) të NATO-s shpreh falënderime Turqisë për dërgimin e ndihmave në rajonin e Ballkanit.

Nga Selia e Lartë e Forcave Aleate Evropiane (SHAPE) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që ndodhet në qytetin Mons të Belgjikës u shprehën falënderimet ndaj Turqisë për furnizimet mjekësore të dërguara në Bosnje-Hercegovinë në kuadër të fushatës së luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Në mesazhin e postuar në llogarinë zyrtare në Twitter të SHAPE shkruhet:  “Turqia në kontekstin e luftës kundër Covid-19 ka dërguar ndihma në Bosnje-Hercegovinë. Aleatët dhe partnerët e NATO-s vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin gjatë procesit pandemik, duke treguar se ne jemi më të fortë së bashku”.

Nga ana tjetër, NATO në faqja e saj zyrtare postoi mesazhin për ndihmat që Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dërgoi për Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Turqia në kuadër të mbështetjes së luftës kundër epidemisë së Covid-19, ka dërguar ndihma në materiale mjekësore për vendet e Ballkanit me avionë transportues ushtarak.

Avioni transportues ushtarak me ndihma mjekësore të përbëra nga maskat, veshjet mbrojtëse dhe pajisje të diagnostikimit të shpejtë, që u përgatitën nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, pas Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, dërgoi ndihma edhe në Kosovë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet