NASA nis misionin e saj drejt diellit (Video)

NASA ka nisur misionin e saj për të dërguar një satelit më pranë diellit se kurrë më parë. Raketa që barte sondën Parker Solar, u ngrit në qiell nga Cape Canaveral, Florida.

Lancimi i kësaj sonde vjen pas një përpjekje të dështuar një ditë më parë, pasi NASA njoftoi se nuk arriti të nisë në kohë sondën për shkak të motit. Sonda e lëshuar bëhet objekti më i shpejtë në histori i krijuar nga njeriu.

Të dhënat që pritet të marrë kjo sondë synojnë të zbulojnë misteret më të mëdha të sjelljes së diellit. Sonda do të rrotullohet rreth planetit Venera për gjashtë javë dhe më pas do të ketë takimin e parë me Diellin.

Përgjatë shtatë vjetëve, sonda Parker do të bëjë 24 rrotullime rreth diellit, me qëllim që të studiojë fizikën e koronës së këtij ylli, vend ky që duket se është origjina e shumë aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në Tokë.

Sonda më pas pritet të zhytet brenda kësaj atmosfere të butë, me qëllim marrjen e mostrave dhe të arrijë vetëm 6.16 milionë kilometra nga “sipërfaqja” e diellit.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet