Napoli i frikësuar, i ofron kontratë të re Ruiz

Napoli i ka ofruar kontratën e re mesfushorit Fabian Ruiz.

Sipas mediave italiane, presidenti Aurelio de Laurentiis dëshiron ta mbajë spanjoll në klub edhe për disa vite.

Ruiz ka kontratë me “napolitanët” deri në vitin 2023, mirëpo De Laurentiis dëshiron ta mbajë deri në vitin 2025.

Nëse arrihet kjo gjë mund të ndodhë që çmimi i lojtarit të prek vlerën prej 180 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Për spanjollin interesim tejet të madh po shfaqin Barcelona dhe Real Madrid, kjo gjë ka bërë që t’i ofrohet kontrata e re.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet