Napoli, “baby Gang” tregojnë dhunën e natës: Jemi si vampirë

“Nëse vdes ose shkoj në burg, të paktën mund të them se kam bërë një jetë të bukur. Ti e ke bërë?”. Është kjo përgjigja e një të riu, kapo i një “baby gang” napolitane për gazetarin e “Le Iene”, i cili e pyet pse ka zgjedhur rrugën kriminale.

Djaloshi, akoma minoren, flet me fytyrë të mbuluar dhe shpjegon mekanizmat që operaojnë rreth “baby gang” në Napoli.

“E kam filluar 11 vjeç, kur isha 15, djem më të vegjël punonin për mua. Shumë herë janë njerëz “të mirë”, ata me shkollë, profesionistët, që na japin një punë. Na kërkojnë që të rrahim ose frikësojmë dikë për 4-5 mijë euro”, – tregon i mituri.

Një jetë në errësirë. “Jemi si vampirë, dalin natën. Sulmojmë në grup, sepse për të ngrënë një gjirafë duhen 20 luanë”.

Një logjikë e dukshme dhe e thjeshtë, që sillet rreth fitimit të lehtë, “respektit” dhe “jetës së mirë”: “Pse duhet të djersitem kur fitoj 1500 euro në javë, pesë herë më shumë se një i krishterë normal?”

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet