Naim Malazezi, 52 vjeçari i artë

Erudit Rysha ( 18 vjeç) , Leart Osmanaj( 16 vjeç), Rinor Tërshani(19 vjeç) dhe Naim Malazezi (52 vjeç) me rezultatin 45 sekonda e 66 të qindat janë kampion të Kosovës  në garën e stafetës 4 x100 m.

Prizrenasi më i suksesshëm i atletikës Naim Malazezi edhe në moshën 52 nuk ndahet nga aktiviteti aktiv në garat zyrtare të atletikës. Fundjavën që e lam pas në stadiumin “ Adem Jashari” në Mitrovicë, është mbajtur Kampionati Individual dhe ai Kupës për seniorë , ku përveç ekipeve tjera garuese ka marrë pjesë edhe klubi i atletikës “ Prizreni”. Në garat e vlefshme për Kupën e Kosovës, prizrenasit kanë arritur që të zënë vendin e dytë në plasmanin e përgjithshëm pas klubit “ Rogana” e Kamenicës. E veçanta e këtyre garave ka qenë pjesëmarrja e , Naim Malazezit, njëra nga atletët më të suksesshëm jo vetëm të Prizrenit.. Naimi, (52 vjear)  në garën e stafetës 4×100 ka qenë pjesë e katërshes prizrenase :Erudit Rysha ( 18 vjeç) , Leart Osmanaj( 16 vjeç), Rinor Tërshani(19 vjeç), të cilët kanë triumfuar bindshëm para rivaleve të tyre me rezultatin e arritur 45 sekonda e 66 të qindtat. Naim Malazezi, në këtë moshë ende dëshmon formë të jashtëzakonshme.. Ndryshe, ai është ndihmës i trajnerit KA “ Prizreni”, Bajram Duja, të cilët së bashku përkundër kushteve tejet të vështira për punë, po punojnë me entuziazëm të lartë , dhe  këtë punë atketët e rinj po ua shpërblejnë me rezultate jo vetëm në garat vendore./Gazetaere.com/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet