Mustafi kërkon falje pas gabimit ndaj Chelseat

Shkodran Mustafi ka kërkuar falje sot pas gabimit të bërë dje gjatë ndeshjes me Chelsean.

Mustafi gaboi në tentim për të kthyer topin tek portieri i skuadrës, derisa më pas David Luiz u detyrua të shkaktonte penallti, nga ku Chelsea arriti ta shënoj golin e parë të epërsisë, transmeton KosovaPress.

“Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua për 90 minuta, pas gabimit tim që jo vetëm se ndikoi te goli i pare por po ashtu e përjashtoi David Luizin (me fal David). Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë te bashkuar”, ka shkruar Luiz në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që Mustafi është i lidhur gjithashtu për një largim të mundshëm nga Arsenali, ku gjiganti turk, Galatasay ka shprehur interesimin për 27 vjeçarin.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet