Mustafa: Vendimin për bashkëqeverisje do ta marrin organet e LDK-së

Kryetari i Lidhjet Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ai dhe kandidatja e këtij subjekti për kryeministre, Vjosa Osmani kanë pasur gjatë ditës me liderin e LVV-së, ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së.

Derisa ka shtuar se pas numërimit të të gjitha votave do të dihet subjekti fitues, për çka sipas tij do të gjejnë zgjidhje për mënyrë të participimit në qeveri, raporton KosovaPress.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë:

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet