Mustafa Şentop rizgjidhet në krye të Parlamentit të Turqisë

Şentop fitoi 328 vota në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) rizgjodhi sot Mustafa Şentop-in në postin e kryetarit të Parlamentit, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Deputet i partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që vjen nga krahina veriperëndimore Tekirdağ, Şentop fitoi 328 vota në raundin e tretë të votimit në TBMM, që gjithsej numëron 600 ulëse.

Në raundin e tretë të votimit, nevojiten të paktën 301 vota për të fituar postin.

Partia opozitare Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbështeti Şentop-in në zgjedhjet.

Kandidati i partisë kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Haluk Koç, mori 134 vota, ndërsa kandidati i partisë opozitare, Partia Demokratike e Popullit (HDP), Erol Katırcıoğlu, mblodhi 51 vota.

Ndërkohë, kandidati i Partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz, mblodhi 37 vota.

Gjithsej 557 deputetë morrën pjesë në votime, ndërsa shtatë vota u shpallën të pavlefshme.

Duke iu drejtuar deputetëve pas zgjedhjes, Şentop i falënderoi ata për pjesëmarrjen në proces.

“Zgjedhjet kanë përfunduar. Pa dyshim që unë do të përpiqem t’i shërbej Kuvendi i Madh Popullor në bazë të Kushtetutës, akteve nënligjore, rregullave të tjera ligjore dhe rregullave parlamentare me drejtësi dhe paanshmëri”, tha ai.

51-vjeçari Şentop lindi në Tekirdağ. Ai diplomoi juridikun në Universitetin e Stambollit dhe mori gradën master dhe doktoraturën në Universitetin Marmara të Stambollit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet