Mustafa: Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb?

Sot kur është bërë 1 vit nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ngritur pyetjen se ku është kufiri në mes të këtyre dy vendeve.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka kujtuar kundërshtimet e opozitës, e deputetëve të Kuvendit  edhe të atyre nga partia e tij, gjatë kohës sa ishte kryeministër lidhur me këtë marrëveshje, duke thënë se për shkak të ambicieve për pushtet, i privuan qytetarët e vendit nga liberalizmi i vizave.

Mustafa pyet se pse po heshtin sot dhe pse nuk po kërkojnë që kufiri të kthehet në Zhleb e Çakorr.

Reagimi i plotë i Mustafës në Facebook

Të nderuar qytetarë Ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi? E shtroj këtë pyetje, 365 ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi. Për aq sa mbaj mend, nga vjeshta e vitit 2015 e deri në fund të vitit 2016, duke marrë shkas nga kjo Marrëveshje, u organizuan veprime të dhunshme dhe kriminale nga ata që ndërtuan kauzën se Kosova me këtë marrëveshje po humb 8200 hektarë.  U pengua puna e Kuvendit duke hedhur gaz lotësjellës, shishe të ujit e sprej të syve; nga gurët dhe objeket e forta të protestuesve u plagosën shumë policë, disa edhe me pasoja afatgjata; iu vënë flaka me shishe molotovi ndërtesës së Qeverisë, u sulmua me minahedhës ndërtesa e Kuvendit; u sulmuan ministrat me vezë në rrugë, u gjuajtë bombë në ndërtesën e RTK-së dhe te kryetari i Komisionit shtetëror për shenjimin e vijës kufitare.  Unë dhe eskorta ime, e kryeministrit, për mbi tetë muaj rresht u sulmuam. Një hërë me gurë nga pusia n ë të dalë nga Suhareka. Parreshtur u gjuajtëm me vezë, me sfera me ngjyrë, me iriq metalik, të punuar enkas për atentat ndaj meje në rrugën që qonte në shtëpinë time në Prishtinë. U sulmua shtëpia ime nga protestuesit me shishe të molotovit. Ii vënë flaka, kur ishte vetëm bashkëshortja ime aty.  Dhe sot? Asgjë!  Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kishte deklaruar se nuk kanë asnjë kontest të demarkacionit me Kosovën. Kufiri mbeti aty ku ishte me Marrëveshje. Shpejtim Bulliqi, i cili me një grup i doli në krah z. Haradinaj për kauzën e tij të rrejshme, u bë kryetar i Komisionit. E z. Haradinaj, Kryeministër. Tani heshtin, nuk veprojne, veç se e ushqejnë me para Komisionin e tyre. Heshtin të gjithë ata që i zënin ekranet televizive dhe mediat tjera kundër Marrëveshjes së demarkacionit. Heshtin edhe deputetët, të cilët atëherë me popullizëm të pashoq kundërshtonin marrëveshjen. Disa prej tyre edhe tani deputet e disa jo.&nb sp; Unë nuk po hesht sot. Por po i pyes të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, sepse kufiri mbeti aty ku ishte. Aty ku ju, pas gjithë asaj katrahure që ia shkaktuat vendit dhe asaj marrie, e gëlltitët dhe e votuat. Pyes Kryeministrin e vendit, Qeverinë, Kuvendin, Komisionin shtetror.  Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria.  Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall?  Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj. IM

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet