Mustafa-O’Connell diskutojnë për qëndrimet e LDK-së rreth dialogut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ndërsa, diplomati  O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet