Mustafa nuk pranon të përgjigjet për postin e presidentit: Po e presim certifikimin e rezultateve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se janë marr vesh që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të merren vesh me VV-në për të bashkëqeverisur, raporton EkonomiaOnline.

“Në fushën e arsimit politikave sociale. U morëm vesh për sa të bëhet certifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht të merremi vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës midis dy subjekteve tona politike. VV nëse certifikohet si parti e parë ne konsiderojmë që mandatari dhe t’i thërret të gjithë për marrëveshjen e bashkëqeverisjes. Për çështje të ndarjeve të ministrive do të ju njoftojmë kur të ulemi të bisedojmë sepse së pari duhet ti bisedojmë me VV-në dhe pastaj ta njoftojmë publikun”, tha ai.

Ndërsa sa i përket postit së presidentit Isa Mustafa nuk pranoi të përgjigjet.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet