Mustafa: Ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë

Pas takimit me kryetarë të degëve të LDK, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se temë kryesore ka qenë procesi zgjedhor i brendshëm, në gjithsej 38 degë.

Mustafa tha se procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë normale.

Në këtë takim sipas kreut të LDK-së dialogu me Serbinë dhe Samiti në Berlin kanë qenë tema të tjera të diskutimit në këtë takim, si dhe me korrupsionin e lartë.

Shqetësim i LDK-së sipas Mustafës është edhe ikja e të rinjve nga vendi.

Mustafa tha se Samiti i Berlinit i ka dhënë fund korrigjimit të kufijve. Ndryshimi i kufijve sipas tij është ndryshim i deklaratës së pavarësisë.

“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve, sepse kjo hap çështjen e shtetësisë. Si LDK, do të angazhohemi për procesin e dialogut, por mendojmë se zgjidhja më e mirë është shkuarja në zgjedhjet”, theksoi Mustafa.

Sipas Mustafës, sa i përket taksës, për çdo ditë ka zëra të ndryshëm nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

“Institucionet e vendit duhet ta mendojmë mirë këtë çështje, që mos të kushtëzohet dialogu Kosovë-Serbi. LDK mendon se pas zgjedhjeve në Komisionin Evropian duhet t’i hapet rrugë këtij procesi për dialogun”, tha ai.

Nënkyetari i LDK Agim Veliu tha se janë në proces zgjedhor në degë dhe nëndegë, dhe në momentin që të vjen koha, do të deklarohet nëse do të kandidojë për r kryetar të LDK.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet