Mustafa: Masakra e Reçakut i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar të rënët në Masakrën e Reçakut, në 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

“Sot 20 vjet më parë, banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga forcat e regjimit serb dhe 45 banorë të pa armatosur të këtij fshati u masakruan pamëshirshëm po të njëjtin mëngjes. Të nesërmen, shefi i misionit të OSBE-së William Walker, pas një vizite nga afër, kishte deklaruar, “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit!”, thotë Mustafa.

Kreu i LDK-së ka shtuar se 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës.

“Kjo ditë, poashtu, i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe planeve të tij fashiste, duke shënuar kështu kthesën e madhe të çasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij regjimi që rezultoi në bombardimet e NATO-s 78 ditë rresht”, ka deklaruar Mustafa

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet