Mustafa: Kampanja e referendumit në Maqedoni po udhëhiqet nga persona të diskredituar politikisht, pa përgjegjësi publike dhe të shkërmoqur moralisht!

Shkruan Latif Mustafa

Referendumi. Të dashur miq! Procesi dhe kampanja e referendumit për ndryshimin e emrit, anëtarësim në NATO dhe ndryshime kushtetuese, fatkeqësisht udhëhiqet nga persona të diskredituar politikisht, pa përgjegjësi publike dhe të shkërmoqur moralisht.

Është fakt. Por… Përkundër faktit që ata mbartin procesin nuk do të thotë se janë pronar të aktit referendar. Qytetari është qeliza amë e referendumit, rrjedhimisht e demokracisë. Votimi në referendum është akti më domethënës për qytetarin si qenie politike. Suksesi i referendumit do të sjellë zgjedhje të reja, e zgjedhjet ndryshime kushtetuese dhe ndryshimet do të shpërfaqin një fytyrë të re të shtetit. Një shtet i shkëputur nga pushteti dhe etnikohisteria. Abstenimi dhe bojkotimi është e drejtë demokratike por ama e zbeh legjitimitetin politik të çdo ushtruesi të të kësaj të drejte në proceset pasuese.
Unë nuk besoj në teorinë e suksesit mikroshteteve. Zhvillimi i shteteve të tilla është i mundshëm veç në instanca politike suprancionale. Po ashtu, përpjekja e një gjenerate është suksesi i ardhshëm i gjeneratës pasardhëse. Relativizimi i çdo procesi votues shkon në dobi të oligarkëve dhe të diskredituarëve politik! Qytetarët ta shpëtojnë demokracinë!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet