Mustafa: 55 % e të rinjve të papunë, mbi 300 mijë aplikime për viza pune në Gjermani

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, thotë se në Kosovë janë 55 % e të rinjve të papunë, ndërsa mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës, kanë aplikuar për vizë pune vetëm në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

“Qeveritarët, në vend që të përmirësojnë ekonominë e tregut të lirë, pa korrupsion e nepotizëm, që t’i rrisin rinisë perspektivën dhe shpresën për jetë normale në Kosovë, u bëjnë llafe të kota “rrini në Kosovë, s’ka më mirë se këtu.” Bona llaf, bona!”, shkruan Mustafa në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet