Muslimanët interesim të madh për faljen e namazit të sabahut në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Në sheshin Sultanahmet dhe Xhaminë e Madhe të Ajasofjes besimtarët u pranuan pasi kaluan kontrollet nën masa intensive të sigurisë.

Muslimanët me interesim të madh e falën namazin e sabahut në ditën e pestë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) pas hapjes për faljen e namazit pas 86 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët respektuan rregullat e distancimit social gjatë faljes së namazit.

Ata që nuk kishin mundësi të falen brenda xhamisë e falën namazin jashtë.

Në sheshin Sultanahmet dhe Xhaminë e Madhe të Ajasofjes besimtarët u pranuan pasi kaluan kontrollet nën masa intensive të sigurisë.

Para dhe pas namazit besimtarët u lutën dhe bënë tekbire dhe salavate.

Ndërsa turistët patën mundësinë ta vizitojnë xhaminë në orët e mbrëmjes dhe pas namazit të sabahut.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet