Musk prezanton raketën “Starship”

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane prodhuese e raketave dhe anijeve hapësinore “SpaceX”, bëri prezantimin e raketës të quajtur “Starship”.

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane prodhuese e raketave dhe anijeve hapësinore “SpaceX”, bëri prezantimin e raketës të quajtur “Starship”, me të cilën synon të transportojë njerëzit në hënë, mars dhe planetë të tjerë.

Musk, i cili bëri prezantimin e raketës së re në bazën e kompanisë “SpaceX” në Teksas, tha se versioni ”MK1” i anijes kozmike do të lancohet gjatë testimit brenda një ose dy muaj.

Duke vënë në dukje që pasi raketa të arrijë një lartësi prej rreth 20 kilometrash, ajo do të kthehet në tokë dhe do të ulet vertikalisht, Musk tha se brenda gjashtë muajve të ardhshëm synojnë të bëjnë testimin e daljes në orbitë dhe të transportojnë edhe njerëz.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet