Mundësi turk Süleyman Karadeniz, kampion evropian

Karadeniz mposhti kundërshtarin e tij zviceran, Samuel Scherrer, me një rezultat 3-0 në finale, me çka fitoi medaljen e vetme të artë për Turqinë në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Mundësi turk, Süleyman Karadeniz, ka marrë medaljen e artë në kategorinë e lirë për meshkuj 92 kilogram në Kampionatin Evropian 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Karadeniz mposhti kundërshtarin e tij zviceran, Samuel Scherrer, me një rezultat 3-0 në finale, me çka fitoi medaljen e vetme të artë për Turqinë në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Soner Demirtaş, një tjetër mundës turk, më herët gjatë ditës së djeshme fitoi një medalje bronzi, duke mposhtur kundërshtarin e tij hungarez, Murad Kuramagomedov, me një rezultat 5-0 në kategorinë e lirë për meshkuj 74 kilogram.

Edicioni i vitit 2020 i Kampionatit Evropian mbahet nga data 16 shkurt në kryeqytetin italian, Romë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet