Muharremaj i ofron mbështetje Aliut pas shpërthimit në Ferizaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se pas shpërthimit në Ferizaj, ka kontakruar me kryetarin e kësaj Komune, Agim Aliu për t’i ofruar mbështetje

“Me shqetësim sapo kuptova lajmin për shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, e kam kontaktuar përmes telefonit Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë në këtë situatë kritike”, shkruan Muharremaj.

“Në bashkëndjejmë me familjarët e të lënduarve, duke shpresuar në shërimin e plotë të qytetarëve të lënduar”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi