MTI-ja ndalon importin e lodrave të cilat nuk i plotësojnë kriteret

Prej 15 mostrave të lodrave sa Kosova i ka dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë rezultuar të rrezikshme për përdorim.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që prioritet ta ketë sigurinë e lodrave, dhe të ndalojë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, përcjell KosovaPress.

Pa ndërhyrje njoftimi i Ministrit Hasani:

Prej 15 mostrave të lodrave të cilat i kemi dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim. Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori “SGS”në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë JO KONFORM me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret.

Siç e përcakton edhe Ligjit nr. 06/L-041 Për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja nr.02/2017 Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra) ,të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban:

a) Deklaratën e Konformitetit ( të lëshuar nga prodhuesi),

b) Test raporti ( i lëshuar nga një trup e certifikuar),

c) Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...