MPJD: Ushtria e Kosovës garanca më e fortë e shtetit tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar në kazermën “Adem Jashari” nga Ministria e Mbrojtjes, me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës.

Sipas MPJD-së, Ushtria e Kosovës është garanca më e fortë e shtetit të Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, njofton Klan Kosova.

“Krenaria e përbashkët, e mishëruar në një forcë moderne, paqësore, e përgatitur dhe serioze, e rritur bashkë me Amerikën dhe aleatët kryesor Trans-Atlantikë është eksportues sigurie dhe partner i besueshëm i NATO-s në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon”.

“Me rastin e 28 Nëntorit që shënon ditën e Flamurit Kuq e Zi, përvjetorin e shfaqjes së parë publike të UÇK-së, si dhe ditën e lindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, Ministrja Haradinaj-Stublla bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, tek varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe tek shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti”

Kategoritë
LajmeVendi